AKTUALITET, 2 Qershor 2019, 12:01

Peqin, vodhi një banesë, shpallet në kërkim 24-vjeçari

Peqin, vodhi një banesë, shpallet në kërkim


Policia e Peqinit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të vjedhjes së një banese.

Referuar të dhënave të bëra të ditura nga policia i shpalluri në kërkim është shtetasi me inicialet D.T., 24 vjeç.

“Në fshatin Çelhakaj, të Peqinit dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit I.B., ku ka marrë një sasi të konsiderueshme parash”– njofton policia.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Vjedhja”.