TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rreth 1300 efektivë pritet të jenë në gatishmëri të vendosura në institucionet e rëndësisë së veçantë përfshi Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendi, Parlamentin dhe Ministrinë e Brendshme, për mbarëvajtjen e protestës së opozitës.
Ndërsa prej orës 17:30 do të nisë dhe bllokimi i qarkullimit në Bulevardin kryesor “Dëshmorë e Kombit” e më pas prej orës 18:30 minuta edhe akset që lidhin Bulevardin me unazën.
Pjesë e kordonit të sigurisë janë kangjellat metalike, autoblindat e shpërndarjes së turmave me presion uji si dhe afro 350 efektivë të Gardës së Republikës.
Kjo është protesta e shtatë kombëtare e opozitës.
Ky tubim vjen pas atij të 25 majit, ku u protestua paqësisht përpara Kryeministrisë dhe ndërtesës së Parlamentit.