TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një automjet luksoz është djegur gjatë natës në lagjen “Xhile Liçe”, të Gramshit.
Mjeti është në pronësi të shtetasit Gjergji Bodurri, i afërm i ish-ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
Policia bën me dije se mjeti ka qenë i parkuar në rrugë pranë banesës dhe për pasojë mjeti është djegur pjesërisht.
Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe dyshohet të jetë vendosur për arsye personale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve