TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 65.5 dollarë për fuçi. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët po konsiderojnë sulme ajrore kundër forcave të presidentit sirian, Bashar al-Assad, pas dyshimeve se gjatë fundjavës u krye një sulm me gaz helmues ndaj civilëve. Agjencia pan-Europiane e kontrollit të trafikut ajror, Eurocontrol, deklaroi se sulme ajrore dhe me raketa nga toka mund të kryhen brenda 72 orëve.
Siria nuk është një prodhues i rëndësishëm i naftës, por çdo shenjë e konfliktit në rajon mund të shkaktojë çrregullime të furnizimit me naftë nga Lindja e Mesme. Çmimet po mbështeten lehtë edhe nga mundësitë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të rivendosin sanksionet ndaj Iranit. Por, megjithatë analistët paralajmërojnë se, jo të gjithë indikatorët sugjerojnë se, çmimet e naftës do të vijojnë rritjen, shkrusn scan.tv.
Rezervat e naftës në SHBA u rritën me 1.8 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 6 prill, në totalin e 429.1 milionë fuçive. Analistët parashikonin një rënie me 189,000 fuçi. Agjencia për Informimin mbi Energjinë në SHBA deklaroi se, prodhimi i brendshëm i naftës do të rritet më shumë se vlerësimet paraprake, gjatë vitit 2019.