AKTUALITET, 11 Prill 2018, 23:57

Shpërthen Bufon kundër gjyqtarit: Nëse nuk e bën dot këtë punë, të rrijë me gruan…

Shpërthen Bufon kundër gjyqtarit: Nëse nuk e bën dot

Kapiteni i Juventusit, Xhanluixhi Bufon ishte lojtari që protestoi i pari dhe më shumë ndaj gjyqtarit pas akordimit të penalltisë në favor të Real Madrid.

Portieri “veteran” u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë fushën mes polemikave.

Pas ndeshjes, Bufon tha: “E vërteta është se jemi njerëz të sportit, njerëz të futbollit. Dimë se si të përballemi me këto sfida. Nëse gjyqtari nuk e bën dot një gjë të tillë, atëherë të qëndrojë në tribunë me gruan e tij dhe të lërë dikë tjetër që ta bëjë këtë punë”.