TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri u përfshi në një debat me Serxho Ramos pas akordimit të 11-metërshit që vulosi kualifikimin e Realit në gjysmëfinale të Champions League.
Kapiteni i madrilienëve ishte i skualifikuar për shkak kartonësh dhe e ndoqi ndeshjen pranë hyrjes për në korridorin e stadiumit, pak metra larg stolit të ekipit të Realit.
Në momentin e akordimit të 11-metërshit, Ramos provokoi Alegrin me gjeste, duke reklamuar për fitoren e skuadrës së tij.
Por, trajneri i Juventusit i shkoi pranë kapitenit të Realit, duke iu drejtuar: “Je i pafytyrë”. Moment që mbeti me kaq, me Alegrin që u largua për te stoli i tij dhe Ramos që bëri sikur nuk e kuptoi se nga erdhi reagimi i trajnerit të Juventusit.