TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E përditshmja spanjolle “AS:, e cila është e lidhur ngushtë me klubin e Real Madrid, ka marrë opinionin e një emri të njohur të gjykimit, Iturralde Gonzalez, për episodin shumë të diskutuar të ndeshjes ndaj Juventusit, penalltinë e akorduar në fund. Spanjolli, ish-gjyqtar i FIFA-s nga vitit 1998, deri në vitin 2012, mendon se penalltia e dhënë nga anglezi Majkëll Oliver ishte e gabuar.
“Shtyrja e Benatia nuk është e mjaftueshme. Nuk duhej që të sinjalizohej penallti për një rast të tillë”, tha ai, duke bërë të qartë se bilbili anglez kishte vepruar gabim në këtë rast.
Ndërkohë, ish-gjyqtari anglez Graham Poll, duke folur për “Daily Mail”, ka theksuar më shumë faktin se Oliver ka vepruar drejt duke ndëshkuar me karton të kuq Xhixhi Bufon. “Ai u rrethua nga lojtarët dhe përballë një trysnie të tillë qëndroi i qetë dhe dha vendimin e drejtë duke ndëshkuar lojtarë për një sjellje të tillë të palejuar”, tha ish-gjyqtari i FIFA-s.