AKTUALITET, 23 Prill 2020, 17:57

Operohet Hashim Thaçi, si është gjendja e tij shëndetësore

Operohet Hashim Thaçi, si është gjendja e tij

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është nënshtruar një operacioni pas problemeve me veshkat.

Njoftohet se, ai sapo ka dalë nga operacioni në QKUK dhe është në gjendje të mirë shëndetësorë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot pasdite i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik endourologjik në Klinikën e Urologjisë në Shërbimin Spitalor Kliniko-Universitar të Kosovës”, bëhet me dije nga zyra e shtypit e Presidencës.

Ai ka patur shqetësime gjatë ditëve të fundit duke bërë që të shkojë disa herë për këtë problem në spital.