AKTUALITET, 17 Dhjetor 2020, 14:50

Operacioni anti-kanabis në Korçë, shkon në pesë numri i të arrestuarve, një në kërkim

Operacioni anti-kanabis në Korçë, shkon në pesë numri

Ka shkuar në pesë numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit anti-kanabis të koduar “Polena” në Korçë. Në pranga është vënë 19-vjeçari D.Z., banues në fshatin Voskop.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 27.08.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vendin e quajtur “Lumi i Mullirit” mbi fshatin Polenë e Vjetër, ku u gjetën të kultivuar fidanë kanabis, si edhe 65 fishekë luftarakë.

Fidanët dyshohet se i ka kultivuar pa leje i riu dhe tre persona të tjerë.

Ky operacion u finalizua më 26 gusht kur u arrestuan në flagrancë katër persona, mes tyre edhe kryeplaku i fshatit Voskop, dhe u shpall në kërkim një person tjetër.