TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej kohësh një çift të moshuarish janë duke u endur rrugëve të qytetit të Gjirokastrës.
Sipas “Fax News”, ata janë me origjinë nga Berati dhe janë strehuar në zonën e ish-NSHN-së në Gjirokastër. Theksohet se gjendja psikologjike e çiftit beratas është e rënduar, teksa shihet edhe nga pamjet godina në të cilën janë strehuar ka vetëm kollonat, ndërsa në këto temperatura të ulëta të dimrit atyre iu duhet që të mbulohen vetëm me një batanije.
Lidhur me sigurimin e vakteve ushqimore, ndihma që marrin çifti i moshuar janë dhurimet e marketeve të qytetit të Gjirokastrës.
“Fax News” u përpoq të merrte një prononcim, për të mësuar më tepër rreth historisë së tyre, por ishte e vështirë pasi çifti i moshuar nuk komunikon me askënd.