TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria”.
Kështu deklaroi Vjosa Osmani nga foltorja e Kuvendit, duke ndërsa ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës njëherësh presidente në detyrë tha se vendosja e çdo barriere është kundër frymës së lirë.
“Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Vendosja e çdo barriere është kundër frymës së lirë. Na lini të vijë ashtu siç deshëm të vijmë të parët tanë, ashtu siç deshëm ne dhe do duam të vijnë të parët tanë.
Ju ftoj të pranojmë që edhe flamuri i Kosovës të vakojë edhe në NATO krahas atij të Shqipërisë”, u shpreh Osmani.
Pjesë nga fjala e Vjosa Osmanit:
Është nder i madh që ju drejtohem dhe t’ju flas ashtu siç i flet njeriu familjes së vet, me të cilin ka ndarë aq shumë histori dhe dhimbje. Shqipëria është jo vetëm atdheu, por ëndrra jonë e përbashkët. Vatra në të cilën ne ëndërronim sëbashku.
U bë vatra jonë shtëpia e zemërbujarëve shqiptarë. Ne ju jemi mirënjohës përjetë. Sot unë kur unë gjendem para jush hapësirat kulturore shqiptar po funksionon. Shqipëria dhe Kosova të dyja rrjedhoja e aleancave të fuqishme, janë faktor stabiliteti në rajon.
Këtu na solli sakrifica e një populli të tërë. Si kurdoherë do të kërkoj fort që historia e dhimbshme e Kosovës të mbahet në mend de të rikujtohet.
Pavarësia e Kosovës vërtet e ka vulosur jo vetëm fatin tonë, or edhe të popujve në të gjithë Ballkanin. Si kryetare e Kuvendit të Kosovës, dhe si presidente në detyrë dua ti thërras të rinjtë e vendeve tona që ti ndjekin synimet e tyre dhe të besojnë se ëndrrat mund të jetësohen.
Një ditë të gjitha ato do të jenë aty ku duan dhe meritojnë. Të rinjtë janë kapitali ynë më i çmuar.
Është obligim i secilit prej nesh që tu garantojmë një të tashme më të mirë dhe të ardhme premtuese.