AKTUALITET, 17 Dhjetor 2020, 15:00

Edi Rama nuk shkon në Kuvend, gjatë fjalës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani


Kryeministri Edi Rama, nuk ka qenë prezent në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë, në momentin kur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti një fjalim.

Osmani u prit nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe më pas mbajti një fjalim në foltoren e Kuvendit, përpara deputetëve dhe disa ministrave që ishin prezent.

Ajo foli për genocidin dhe krimet e Serbisë në Kosovë. Osmani shprehu gjithashtu kundërshtinë për vendosjen e traut në Rrugën e Kombit.

Mungesa e kryeministrit në një ngjarje të rëndësishme, siç është fjalim i presidentes së Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë, duket i pashpjegueshmë, për faktin se Rama ndodhet në Tiranë dhe nuk ka patur ndonjë takim me rëndësi më të madhe se kjo. Kujtojmë se kryeministri zhvilloi paradite, një mbledhje live në ERTV me Komitetin e Ekspertëve të koronavirusit dhe homologët e tij turq, por nuk gjeti kohë për të qenë në Kuvend gjatë fjalës së Osmanit.

Gjatë fjalimit të saj, presidentja e Kosovës u shpreh se Serbia nuk ka asnjë ndryshim në raport me qëndrimin e saj për Kosovën dhe se Shqipëria dhe Kosova duhet të punojnë bashkë "me dy flamuj, por me një shpirt".

Serbia nuk ka ndryshuar duhet të bashkohemi që të mos lejojmë që e vërteta të përmbyset para syve tanë. E vërteta është që Serbia kreu gjenocid në Kosovë dhe Kosova mbrojti pragun e saj. Të punojmë bashkë me dy flamuj por me një shpirt që nuk ka mundur askush që ta mposhtë e t’i tregojmë botës se ne do t’ia dalim. Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria. Ju ftojmë që të punojmë që edhe flamuri i republikës së Kosovës të valojë në Nato e në Kombet e Bashkuara. Gjyshi im ka përjetuar tortura nga serbët e nga ato tortura vdiq, nga ana tjetër vëllai i nënës iku nga torturat e serbëve por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës. Kjo nuk është vetëm historia ime por është histori e mijëra familjeve shqiptare por le të jetë guximi i tyre për tu thënë jo regjimeve shtypëse për secilin prej nesh ku rinia jonë ndikohet nga vendimet që marrim ne”, tha në fjalën e saj Osmani.

/TPZ.al/

Më poshtë foto nga seanca e sotme plenare, ku nuk mori pjesë Edi Rama: