AKTUALITET, 17 Dhjetor 2020, 13:58

Aksident në Elbasan-Peqin, plagoset një person, dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në Elbasan-Peqin, plagoset një person, dërgohet me

Një aksident është regjistruar në aksin e nacional Elbasan- Peqin në fshatin Gjocaj.

Mësohet se në aksident janë përfshirë një autoveturë dhe një motoçikletë.

Burime nga vendngjarje bënë me dije se përplasja mes tyre ka qenë e fortë.

Për pasojë drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar për në spital.

Nuk janë të qarta rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksident, por deri tani nuk ka nje reagim zyrtar nga policia lokale.