TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 21-vjeçar, Renato Nebiu nga fshati Karinë i Peqinit ndërroi jetë në spitalin e Durrësit mbrëmjen e djeshme.
Të dhënat e para ishin kontradiktore, ndërsa ende edhe sot kur kanë kaluar disa orë mjekët nuk e kanë një përgjigje se kush ishte shkaku që ndërroi jetë.
Pas gjendjes së rënduar, ai u transportua fillimisht në spitalin e Rrogozhinës më pas në Durrës ku ndërroi jetë.
Abc News raporton se mjekët janë shprehur se “vinte era fostoksinë” duke ngritur dyshimet se është vetëhelmuar.
Por familja në dëshminë për policinë është shprehur se djali i tyre nuk kishte shfaqur shqetësime kohët e fundit. Tashmë është autopsia që do të zbulojë arsyen që i mori jetën të riut.