AKTUALITET, 17 Dhjetor 2020, 12:52

Hagë, avokati i Veselit: Shokuese, përpjekje për një gjyq të padrejtë

Hagë, avokati i Veselit: Shokuese, përpjekje për një gjyq

Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi u paraqitën sërish sot para gjykatës në Hagë. Seanca filloi rreth orës 11:40 dhe pritet që palët të njihen mbi ecurinë e çështjes.

I pyetur mbi datën e mundshme se kur do të përfundojnë hetimet dhe kur do të dorëzohet dosja për gjykim, prokurori Tiger nuk dha një datë për përfundimin e hetimeve, por tha se është në interes që hetimet të mos ndërpriten për shkak se sipas tij mund të paraqiten dëshmitarë të rinj.

“Lidhur me pyetjen nëse ka një datë për përfundimet e hetimet, përpjekjet hetimore do përcaktohen nga rregullat, që parashikojnë pas një faze të procedurave, përdorimi i deklaratave të dëshmitarëve kërkojnë autorizim apo leje. Kjo parashikon që përgatitja për gjyq të mos ndërpritet.

Duke filluar nga paraqitja e dëshmitarëve që kanë pasur frikë që gjejnë kurajo të japin informacion deri të zbulimi i materialeve të rëndësishme që kanë qenë të fshehura dhe lidhen me kredibilitetin e dëshmitarit. Prokuroria kërkon një datë ku hetime të mëtejshme do kërkonin leje gjyqësore.

Shkurt, pse ne nuk jemi në gjendje t’ju japim një datë për fundin e parashikuar të hetimet, kjo s’do ndikojë keq në objektivin tonë për një gjykim të shpejtë dhe të drejtë, përkundrazi do ta shtonte këtë gjë.

Sa i takon vendimit se kur do parashtrojmë dosjen gjyqësore. Ne do të ishim të përgatitur ta paraqisnim dosjen në fillim të korrikut, dy muaj para fillimi të gjyqit. Nëse data e gjyqit do të ndryshonte ne do t’i paraqesim dokumente dy tre muaj para gjyqit”, u shpreh Tiger.

Avokati i Veselit Emerson e konsideroi si “shokuese” parashtrimin e prokurorit, duke u shprehur se pala e mbrojtjes s’mund të ketë vetëm tre muaj kohë për t’u përgatitur para gjyqit.

“Çështja është kur duhet të jetë data që të përdoret kjo gijotina. Data se kur prokuroria do ta ngrejë flamurin e luftës duhet të jetë e përshtatshëm, të jetë tre muaj para fillimit të gjykimit!

Pasi prokuroria ka identifikuar plotësisht parametrat e provës dhe akuzat.

Kjo është një arsye për një shqetësim mjaft të rëndë. E vura ne dukje që kjo nuk është e drejtë, dhe habitem që prokuroria vazhdon të japë të njëjtën përgjigje, prokurori thotë që nuk duam ta shtymë. Është një parashtrim shokues. Vetëm një arsye mund të ketë që të kufizojë mundësinë e mbrojtjes për t’u përgatitur për gjyq”, tha Ben Emerson.

“Është qesharake është zbulimi i një përpjekje për një gjyq të padrejtë. Ne nuk do ta lejojmë. Prokuroria s’mund ta ketë më të vërtetë", avokati i Veselit.