AKTUALITET, 17 Dhjetor 2020, 13:51

A e ka marrë vaksinën anti-covid Vladimir Putin? Ja si përgjigjet presidenti rus

A e ka marrë vaksinën anti-covid Vladimir Putin? Ja si përgjigjet

Presidenti rus Vladimir Putin thotë se ai ende nuk e ka marrë vaksinën kundër koronavirusit, prodhuar nga Rusia, por do ta bënte atë kur të miratoj për grupmoshën e tij.

Putin, 68 vjeç, duke folur në konferencën e tij vjetore për shtyp të fundvitit, e quajti vaksinën “Sputnik V” si të sigurt dhe efektive. Sipas tij, tan po vaksinohen grupmoshat e rrezikuara.

“Unë i dëgjoj rekomandimet e specialistëve tanë. Kështu që nuk e kam marrë akoma. Por do ta bëj absolutisht sa më shpejt që të jetë e mundur.”

Sputnik V u miratua nga autoriteti rregullator rus në muajin gusht, pas më pak se dy muajsh testimi tek njerëzit.

Sipas zhvilluesve të saj, të dhënat nga provat klinike të Fazës 3 tregojnë se ajo është 91.4% efektive.