TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mes lotësh, një banor i zonës, mik i viktimës në Kuçovë, ka treguar detaje të reja rreth krimit që ndodhi mëngjesin e sotëm.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm në oborrin e një lokali në liqenin e fshatit Goraj.
Në një prononcim për ‘News 24’, i moshuari pohoi se Ajet Guneli kishte qenë për darkë mbrëmë në shtëpinë e tij, ndërsa theksoi se ai ishte një njeri shumë i mirë.
Mes të tjerash shoku i viktimës tha se nuk ishte në dijeni nëse kishte pasur ndonjë konflikt me autorin e dyshuar të ngjarjes, Vangjel Polovinën.
“Kur erdha unë çdo gjë kishte mbaruar. Unë erdha në dashamirësi. Erdha se e kam shok këtë që u vra, Ajetin. Mbrëmë ishte tek unë hëngri bukë.
Nuk di gjë për lidhjen e tyre, njihja vetëm Ajetin (Qan) E pata mbrëmë në shtëpi, hëngri bukë me çunat e mi (qan) ishte një njeri shumë i mirë. Kjo që ndodhi, ndodhi.”, tha i moshuari.
Ndërkohë, një tjetër banor i fshatit Goraj tha se kishte dëgjuar që autori kishte shkrepur një karikator në drejtim të 41-vjeçarit. “Më thanë se ishte derdhur një karikator i tërë”, kështu më thanë thotë një tjetër banor i kësaj zone që ndodhet në vendngjarje.