Desktop - General - 1
AKTUALITET, 12 Prill 2019, 14:39

Operacion në Elbasan, një i shoqëruar. A ka lidhje me grabitjen?

Operacion në Elbasan, një i shoqëruar. A ka lidhje me grabitjen?


Një operacion është duke u zhvilluar në qytetin e Elbasanit nga policia. Sipas raportimeve bëhet fjalë për një operacion kundër narkotikëve, nga i cili është shoqëruar një person me precedentë penalë.

Ndonëse policia nuk e konfirmon zyrtarisht, dyshohet se operacioni ka lidhje me grabitjen në aeroportin e Rinasit.

Po kështu mësohet se personi i shoqëruar dyshohet si i përfshirë në trafik droge.