AKTUALITET, 12 Prill 2019, 13:51

Shehaj publikon fotot:Vlora përmbytet nga korrupsioni dhe jo nga shiu


Ka mjaftuar vetëm disa minuta shi që qyteti i Vlorës të kthehet si Venecia duke rrëzuar fasadën e investimeve të Bashkisë dhe Qeverisë.

Ish deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj ka publikuar disa foto nga përmbytja në qytetin e Vlorës ku shikohet mjaft qartë se fasada e projekteve me miliona euro ka përfunduar nën ujë.

"Në Vlorë është përmbytur biblioteka. Është përmbytur edhe një pjesë e madhe e qytetit. 2-3 orë shi i hoqën bojën strategjisë së fasadave. Dhjetëra miliona euro janë harxhuar në Vlorë për projekte fasadë, ndërsa ato pak investime në infrastrukturën e brendshme të qytetit janë vjedhur nga kompanitë kliente të qeverisë dhe Bashkisë Vlorë".

/TPZ.AL/