AKTUALITET, 12 Prill 2019, 14:06

LAJM I FUNDIT/ Shoqërohet një prej grabitësve të Rinasit

LAJM I FUNDIT/ Shoqërohet një prej grabitësve të Rinasit


Shoqërohet nga ana e Policisë një prej grabitësve që dyshohet se ishte pjesë e ngjarjes që ndodhi të martën në Rinas.

Mësohet se personi i shoqëruar ishte me inicialet M.H, dhe ka qenë ish-efektiv i Policisë së Rinasit.

Ky person ishte lakuar edhe më herët në media si i përfshirë në ngjarje, ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i tij i plotë.

Sipas burimeve dyshohet se ky person iu ka dhënë informacione grupit të grabitësve, dhe ka treguar mënyrën si funksionon skema e sigurisë në Aeroport.

Mendohet se në grabitje kanë marrë pjesë më shumë se 5 persona, ndërsa një prej tyre mund të ketë mbetur dhe i plagosur pas përplasjes me armë me forcat e FNSH-së.

Deri më tani i vetmi person që është identifikuar është Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë.