Desktop - General - 1
AKTUALITET, 12 Prill 2019, 14:27

Dron, gaz lotsjellës dhe 1200 policë, çfarë do të ndodhë nesër në protestë

Dron, gaz lotsjellës dhe 1200 policë, çfarë do të


Protesta e opozitës ditën e nesërme ka mobilizuar edhe Policinë e Shtetit.

Do të jenë rreth 1200 policë që do jenë të angazhuar për protestën. Kryeministria do të qëndrojë e rrethuar gjatë gjithë kohës, ndërkohë që do të ketë edhe agjentë civil në terren.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë shtuar kamerat e sigurisë, ndërsa janë lyer shtyllat me graso. Policia do ta vëzhgojë protestën edhe me dron.

Gjithashtu Gazeta Mapo mëson se Forcat Speciale që do qëndrojnë në tarracën e Kryeministrisë do të jenë të pajisura edhe me gaz lotsjellës. Gazi do të hidhet nëse protestuesit do të tentojnë të futen në Kryeministri.

Pjesë e masave të policisë pritet që të jetë edhe bllokimi i qarkullimit në rrugën ‘Ismail Qemali’, ‘Ibrahim Rugova’ lidhje me bulevardin, ura e Lanës nga ministria e Brendshme deri tek Presidenca aty ku do të ndalohet dhe parkimi i mjeteve.

Opozita kërkon largimin e qeverisë Rama, qeveri kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme. Protesta nis në orën 18:00 dhe nuk ka ndonjë orar kur do përfundojë.