TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Bilaj të Fushë-Krujës, ku të paktën 2 persona raportohet të jenë plagosur rëndë.
Mësohet se në aksident është përfshirë vetëm një makinë tip ‘Fiat’, e cila ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri që ndodhej brenda makinës tip “Fiat”.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, apo edhe identiteti i personave të përfshirë në të. Ndërkohë forca të shumta nga policia kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të dokumentuar rrethanat e mundshme të ngjarjes.