AKTUALITET, 12 Prill 2019, 14:19

Aksident i frikshëm, makina bie nga 8 metra lartësi, disa persona të plagosur në Këlcyrë

Aksident i frikshëm, makina bie nga 8 metra lartësi, disa persona


Një aksident është shënuar mesditën e sotme në Këlcyrë. Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi 8 metra.

Informacionet e para flasin për 3 persona të plagosur ndërkohë që dy ambulanca janë nisur nga Përmeti drejt vendit të ngjarjes.

Gjithashtu është nisur dhe një helikopter.