TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zv.kryetari i LSI, Luan Rama ka komentuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për sekuestrimin e pasurisë së Admir Muratajt dhe familjarëve të tij, tri ditë pasi u qëllua për vdekje nga grabitja e radhës në aeroportin e Rinasit.
Ai i drejtohet me dyshime organit të akuzës se përse nuk e ngriti këtë kërkesë sa ishte gjallë Murataj, i cilësuar si ‘truri’ i grabitjeve në Rinas.
Postimi:
Bravo Prokuroria!
Prokuroria e Krimeve të Rënda, paska depozituar sot në gjykatë kërkesën për sekuestrimin e pronave të Admir Muratit, personit që mbeti i vrarë pas grabitjes në aeroportin e Rinasit!
Bravo Prokuroria!
Po pse nuk e kërkoi sekuestrimin sa qe gjallë “koka” e grabitjeve në aeroport e përgjatë rrugës për në Rinas?!
Apo nuk e dinte se ku janë pronat e tij?!
Kjo është Prokuroria që duam!
Tani kryeministri mund të mburret me të tjera sekuestrime, edhe pse nuk e di që sekuestrimet nuk i bën as qeveria dhe as policia, por gjykata!