TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Julian Assange do të dalë përpara gjykatës së Londrës më 2 Maj, ku pritet të ketë një vendim për ekstradimin e tij në Shtetet e Bashkuara.
Arrestimi i tij të enjten erdhi pas një vendimi të autoriteteve të Ekuadorit për t’i hequr azilin polik pas 7 vitesh qëndrimi në ambasadën e këtij vendi në Londër. Për kryeredaktorin e Wikileaks, arrestimi i Assange është sulm ndaj fjalës së lirë.
“Shtetet e Bashkuara duan të përcjellin një mesazh. Ky mesazh nuk i drejtohet Assange, por gazetarëve në gjithë botën, se ata nuk duhet t’i presin rrugën një superfuqie që ka në dorë çdo gjë”.
Arrestimin e Assange e kundërshtoi edhe lideri i laburistëve britanikë, Jeremy Corbyn, i cili në Tëitter shkroi se qeveria e Londrës duhet ta refuzojë ekstradimin e tij në SHBA. Sipas tij, Assange i shërbeu të vërtetës duke ekspozuar krimet e ushtrisë amerikane në Irak e Afganistan.
Kreu i Wikileaks mund të merret nën hetim edhe për skandalin e ndërhyrjes ruse në presidencialet amerikane të 2016-s, pas publikimit të email-eve të Hillary Clinton, që dyshohet se u grabitën nga hakerat e shërbimeve sekrete ushtarake ruse.
Prokurorët në Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Assange për konspiracion me ish-pjesëtaren e stafit të zbulimit ushtarak amerikan Chelsea Manning.
Ajo vuan dënimin në burgjet amerikane pasi u shpall fajtore për zbulimin e qindra mijëra materialeve të klasifikuara që faktonin shkeljet e ushtrisë amerikane në Irak e Afganistan.
Falë bashkëpunimit me Assange, dokumentet sekrete ose “Kabllogramet” siç u quajtën, u bënë publike në gjithë botën përmes Wikileaks në vitin 2010.