AKTUALITET, 12 Prill 2019, 12:17

Holanda kërkon rikthimin e vizave, Vasili: Na rroftë kryeministri Rama!

Holanda kërkon rikthimin e vizave, Vasili: Na rroftë kryeministri


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas lajmit që Holanda do të lobojë në BE për rikthimin e vizave për vendin tonë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili nuk kursen ironinë ndaj kryeministrit Edi Rama, ndërsa shprehet se kjo është më e keqja më e madhe që mund t’i bënte rilindja shqiptarëve. Vasili, ndër të tjera shkruan se shqiptarëve u mbetet vetëm kryeministri Rama.

Postimi i Vsilit:

Na rroftë kryeministri se vizat po na lënë. Holanda kërkon ne parlament rikthimin e vizave per shqiptaret. Te keqe me te madhe se kaq rilindja nuk mund tu bente shqiptareve.

Heqja e Vizave ne vitin 2010 i dha fund poshterimit te shqiptareve ne dyert e ambasadave,i dha fund mafies se vizave si dhe i dha fund izolimit te tyre.

I vetmi,qe thoshte se 1 milion shqiptare do te ikin sapo te hiqen vizat eshte pikerisht ky qe eshte sot kryeminister.

Nje sukses te zi ky kryeminister e ka arritur.Ate qe nuk ndodhi ne 2010 e realizoi ky nga 2013 e kendej duke perzene 1 milion shqiptare nga Shqiperia dhe duke bere qe europianet te kerkojne rikthimin e vizave.

Me mire re ruajme heqjen e vizave per shqiptaret dhe ti veme vizen ketij kryeministri.