TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prokurorët e Krimeve të Rënda kanë zbarkuar në aeroportin e Rinasit, ku kanë zhvilluar kontrolle në zyrat e kompanisë së sigurisë ICTS dhe në zyrat e koncesionarit kinez TIA.
Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ditën e sotme në aeroportin e Rinasit është blinduar dera nga hynë grabitësit me para.
Dy ushtarë të Forcave të Armatosura janë pozicionuar në të dyja anët, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për grabitjen e 10 milionë eurove.
Prokuroria po kalon në sitë çdo material nga ku mund të dalin provat.
Lëvizja e Prokurorisë në Rinas vjen pak orë pasi u vendos sekuestrimi i pasurisë së Admir Muratajt.
Bashkë me pronat e tij janë sekuestruar dhe pronat e familjarëve të tij. Prokuroria ka konfiskuar 300 mijë euro në banesën e tij.
Sekuestrohen vila në Prezë, makina BMW X3 dhe X6, Mercedes Benz, DODGE, Mistubishi, Volkswvagen, Land Rover, garazh apartament, vilë, pemëtore dhe pasuri të tjera të paluajtshme.