AKTUALITET, 12 Prill 2019, 14:02

Përzgjedhja e trajnerit të ri të kombëtares, Armando Duka tregon datën

Përzgjedhja e trajnerit të ri të kombëtares, Armando Duka


Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ka kryer një vizitë ditën e sotme në Shkodër për përurimin e fushës sportive “Ismet Sali Bruçaj” të realizuar nga Lorik Canaj me fondacionin e tij.

Në një intervistë për gazetarët, Duka ka folur për trajnerin e ri të kombëtares shqiptare, por edhe stadiumin “Loro Boriçi” duke thënë se manaxhimin e tij do e marrë Bashkia Shkodër brenda pak ditësh.

Në fjalën e tij Duka ka thënë se: “Vllaznia është një ekip me tradita dhe shpresoj që në 2019-2020 të jetë në superiore. Duhen frenuar emocionet, është fundi i kampionatit dhe të gjithë pretendojnë te marrin maksimumin”.

Përsa i përket emrit të kombëtares ai tha se: “Emri dhe i gjithë stafi i ekipit kombëtar do zgjidhet javën që vjen.”

Ndërkohë Duka ka shmangur temën e dhunës në stadiume.