AKTUALITET, 8 Nëntor 2020, 13:13

Nuk ka vend në spitalin Infektiv, i sëmuri prej dy orësh mjekohet në ambulancë, gruaja: Nuk i kanë bërë as tampon!

Nuk ka vend në spitalin Infektiv, i sëmuri prej dy orësh mjekohet


Situata me personat e sëmurë me simptomat e Covid-19 në vendin tonë vijon që të mbetet shumë shqetësuese, sidomos në ambientet e QSUT-së.

Tashmë prej ditësh është denoncuar edhe nga bluzat e bardha se të sëmurët po marrin mjekime në ambulancë pasi prej ditësh nuk kanë vend në spital.

Një grua është ankuar për Fax News se bashkëshorti i saj prej dy orësh po mjekohet brenda në ambulancë duke shtuar se atij nuk i është bërë asnjë tampon për Covid-19.

“I afërmi im prej dy orësh po mjekohet në ambulancë. Po merr ndihmën me oksigjen sepse nuk ka vend brenda në spital.

Ambulanca thotë se nuk ka vend, ka njerëz shume Brenda, dhe po rri në ambulancë.

Nuk ka asnjë lloj sëmundje tjetër, kishte temperature, dhimbje koke dhe nuk e dimë a është me Covid a jo. Është bllokuar në mushkëri, nuk ka bërë tampon fare.

Mund të rrezikojë që të infektohet. Oh ç’desha unë që e solla këtu në spital,”- u shpreh familjarja.