TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve Sokol Dautaj ka shpjeguar shkaqet e marrjes së vendimit për të dalë nga greva e urisë për dy orë për të biseduar me kryeministrin Edi Rama.
Dautaj tha se duke parë një heshtje totale u detyruan të merrnin një vendim të tillë pasi situata shëndetësore e grevisteve po përkeqësohej.
Ai thotë se pika e parë e kërkesave janë pagat e prapambetura ndërkohë që fati i rafinerisë mbetet për t’u negociuar.
“Prej katër vitesh ne kemi marrë një premtim nga kryeministri që pagat do të jepeshin. Ne kemi kërkuar një zgjidhje të drejtë dhe jo lëmoshë.
Pastaj se çfarë do bëhet për fatin e punës në rafineri mbetet për t’u parë. Pika e parë e kërkesave është paga jonë.
Shpresojmë të arrihet një marrëveshje finale. Na lanë shumë detyrime dhe ne u bëmë mosbesues edhe ndaj qeverisë.
Sot jemi në grevë urie dhe kemi kërkuar një garanci nga shteti që pas një periudhe të shkurtër të mos gjendemi sërish në grevë”, shprehet Dautaj.