AKTUALITET, 24 Nëntor 2019, 18:58

Nuk ka fitues në Shkodër, mes Vllaznisë dhe Teutës spektaklin e bëjnë dritat

Nuk ka fitues në Shkodër, mes Vllaznisë dhe Teutës

Vllaznia dhe Teuta kanë ndarë nga një pikë në duelin mes tyre në Shkodër (0-0), në një ndeshje ku emocionet më të mëdha në tribuna ishin ato pak minuta ku dy herë me radhë u fikën dritat e impiantit “Loro Boriçi” duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes.

Skuadrat konfirmojnë se nuk janë ndër më të mirat e Superiores sa i përket repartit të sulmit, duke bërë shumë vrap e lojë, por duke munguar gjuajtjet në katërkëndor. Ndaj barazimi 0-0 ishte thuajse i pritshëm nga këto skuadra të cilat e shohin veten në këto momente si rivale për të qëndruar larg vendit të tretë nga fundi për të evituar play-out, më shumë së se sa pretendente për një vend në Europë siç kërkojnë drejtuesit e të dy ekipeve.