TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Duke iu referuar krijimit të “Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” (SPAK), kryeministri Edi Rama shkruan se nesër prezantohet Paketa Speciale Anti-KÇK, që sipas tij, është një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit.
Sipas Ramës, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit ndërsa thekson se kjo ndodh në kohën kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë.
Nga ana tjetër kryeministri shprehet se Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi
“Nesër prezantojmë Paketën Speciale AntiKÇK. Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit. Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit, mafias e krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit
Sot kur partnerët strategjikë të Shqipërisë e ambasadat e tyre janë vënë në shënjestrën e politikës mjerane të të çmendurve nga frika e drejtësisë, Paketa Speciale AntiKÇK do të provojë përsëri se sa të paçmueshëm janë këta partnerë në luftën e Shqipërisë për progres e drejtësi
Pa mbështetjen e SHBA/BE e ndihmën e përfaqësuesve të tyre në Shqipëri,s’do kishte nisur kurrë pastrimi i llumit të madh të (pa)drejtësisë e s’do ishte hapur dot kurrë perspektiva e barazisë së vërtetë para ligjit! Edhe Paketa Speciale AntiKÇK s’do bëhej dot pa ndihmën e tyre”, shkruan Rama në Twitter.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se ditën e hënë me 25 Nëntor do të votojë 8 prokurorët të cilët do të nisin për herë të parë punën për Prokurorinë e Posaçmë Anti-Korrupsion, njohur ndryshe si SPAK.
Në rendin e ditës së kësaj mbledhjeje sipas njoftimit të KLP-së, do të shpallet gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK.