AKTUALITET, 24 Nëntor 2019, 17:41

A do t'i bashkohet tubimit të Ilir Metës në Qytetin Studenti? Ja si përgjigjet Lulzim Basha

A do t'i bashkohet tubimit të Ilir Metës në Qytetin

Kryedemokrati Lulzim Basha po zhvillon një konferencë për mediat, pas khimit nga takimi në kuadër të Samitit të Partive Popullore Europiane.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka paralajmëruar një tubim mbarëpopullor, me datë 8 dhjetor në Qytetin Studenti ndërsa Basha është pyetur nga gazetarja e Fax News, Jonada Zelka nëse do të jetë pjesë e këtij tubimi.

Pyetje: Si e shikoni vendimin e Presidentit dhe a do të jeni pjesë e tubimit në Qytetin Studenti?

Lulzim Basha: Ne e mbështesim patjetër referendumin popullor, si një mekanizëm i demokracisë direkte. Presidenti ka lajmëruar, me sa lexova, nisjen e një dialogu me shqiptarët, mendoj se politikanët duhet të jenë në kontakt me qytetarët siç e kam nisur edhe unë. Një kontakt të drejtëpërdrejt me qytetarët dhe bashkëbisedimi me njerëzit.