AKTUALITET, 24 Nëntor 2019, 18:27

Lacio konfirmohet forcë a tretë e Serisë A, Roma shkatërron Breshian

Lacio konfirmohet forcë a tretë e Serisë A, Roma shkatërron

Pasditen e sotme janë zhvilluar të tjera ndeshje në kampionatin italian, aty ku Lacio ka arritur të marrë një fitore shumë të rëndësishme në transfertë duke mundur me rezultatin 1-2 Sasuolon. Skuadra e Inzagit vazhdon me ecurinë fantastike duke u ngjitur tashmë në vendin e tretë në klasifikim.

Sakaq, Roma ka mundur pa probleme Breshian me rezultatin 3-0 në një ndeshje, ku Breshia sërish ka shfaqur probleme të mëdha dhe rënien në Serinë B e sheh më shumë si çështje kohe. Titullar në këtë takim ishte mesfushori i Kombëtares, Emanuele Ndoj që duket se ka fituar edhe besimin e Fabio Grosos megjithatë nuk arriti të linte shenjë.

Verona ka marrë një fitore të madhe në shtëpi duke mundur Fiorentinën me rezultatin 1-0. Ashtu si edhe në javën e fundit, Kumbulla ka munguar sërish për shkak dëmtimi ndërkohë që mbrojtja e Veronës konfirmohet e dyta më e mirë në Itali pas Juventusit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

Ndeshjet:

Bolonja – Parma 2-2

Roma – Breshia 3-0

Sasuolo – Lacio 1-2

Verona – Fiorentina 1-0