TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një video që tashmë është kthyer në virale, po qarkullon në rrjet, me protagonist kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin. Në këtë video, Suli shfaqet në një monolog, apo ndryshe një "Stand up", të ngjashëm me daljet e famshme të Steve Jobs, sa herë prezantoheshin produkte të reja të kompanisë së tij.
Duke u munduar të duket sa më interesant për sallën, Suli ka shpalosur një arsenal britmash, pasthirrmash dhe tingujsh, për të imituar një fadromë. Këto pasthirrma motorrike, sëbashku me gjestikulacionet dhe me pulovrën e verdhë, i kanë siguruar kryebashkiakut të Kamzës, një famë shumë të madhe, në Shqipëri dhe më gjerë.
Gjatë këtij shpërthimi të Sulit, Taulant Balla shfaqet disa herë i buzëqeshur, dukshëm duke e shijuar maksimalisht performancën, ndërsa Elisa Spiropali duket mjaft serioze, madje gati gati e bezdisur nga shpërthimet kaq intelektuale të kryetarit të Bashkisë.
Nëse nuk e keni parë ende performancën e Rakip Sulit, ju ftojmë të shihni videon e mëposhtme:
/TPZ.al/
VIDEO: