AKTUALITET, 24 Nëntor 2019, 16:14

"Demokracinë nuk e japim me koncesion!", Presidenca jep detaje nga tubimi i 8 dhjetorit

"Demokracinë nuk e japim me koncesion!", Presidenca jep detaje

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, me anë të një reagimi për mediat ka dhënë detaje në lidhje me tubimin e 8 Dhjetorit, që pritet të mbajë presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Blushi shprehet se dialogu ka për qëllim mbrojtjen e demokracisë dhe të Kushtetutës të Shqipërisë. Sipas njoftimit, "Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet."

Presidenca thekson se është e vendosur deri në fund që demokracinë të “mos e japin me koncesion”.

Njoftimi i Presidencës:

Të dashur kolegë gazetarë,

Interesimit tuaj të jashtëzakonshëm, për të mësuar sa më shumë detaje rreth tubimit mbarëpopullor të thirrur nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z ILIR META, në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, ju sqaroj se:

Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës!

Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet.

JEMI TË VENDOSUR DERI NË FUND: DEMOKRACINË NUK E JAPIM ME KONCENSION!

TANI VETËM DEMOKRACI DIREKTE!

TANI VETËM REFERENDUM!

SHQIPËRIA E PARA! ??

SHQIPTARËT MBI ÇDO GJË! ??