AKTUALITET, 24 Nëntor 2019, 18:07

Basha: Nga Berlini në Uashington e dinë si blihen votat dhe pastrohen paratë e drogës

Basha: Nga Berlini në Uashington e dinë si blihen votat dhe pastrohen

Kryedemokati Lulzim Basha u shpreh se partnerët e Shqipërisë e dinë se si vidhen dhe se si blihen votat në vend.

Madje sipas Bashës ata janë në dijeni se si zyrtarët e qeverisë dhe drejtuesit e kupolës së policisë janë përfshirë në trafiqe droge, dhe me paratë e këtij aktiviteti sot bëjnë kokainën e gjithë Evropës.

“Sot çdo partner në Bruksel, Uashington, Berlin, Londër e di si blihen votat nga ministrat e kësaj qeverie, nga krerët e policisë së kësaj qeverie në bashkëpunim me kriminelët. Se si anëtarët e kësaj qeverie u përfshinë në trafiqe, drejtpërdrejt me dhe familjarët e tyre.

Se si e kthyen Shqipërinë në hambar droge dhe me paratë e kanabisit sot bëjnë kokainën e gjithë Evropës sepse kanë vendosur lidhje të drejtpërdrejta me Amerikën Latine. Si i pastrojnë paratë e drogës në ekonominë shqiptare dhe në ekonominë shqiptare aktiviteti kryesor është pastrimi i parave, sepse çdo aktivitet tjetër ka marrë fund”.