TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Më shumë se 40 mijë spektatorë kanë asistuar në Meksikë për ndeshjen e ekzibicionit mes Roger Federer e Alexander Zverev. Sipas organizatorëve, 42.517 spektatorë kanë pushtuar arenën e krijuar enkas në Plaza de Toros për të parë Federer të mundë tenistin gjerman 6-3, 4-6, 6-2.
“Jeni një publik i jashtëzakonshëm, mbështetja juaj më rrënqeth lëkurën, nuk kam fjalë për tiu falenderuar”, ka thënë Federer pas ndeshjes. Ndeshja promocionale e zhvilluar një ditë më parë, megjithatë nuk është ratifikuar nga International Tennis Federation, kështu që nuk mund të konsiderohet një rekord zyrtar.