AKTUALITET, 24 Nëntor 2019, 17:35

Pas takimeve në PPE, Basha: Futja në BE kalon përmes përmbushjes së kritereve

Pas takimeve në PPE, Basha: Futja në BE kalon përmes

Në një bashkëbisedim me gazetarët, pas kthimit nga kongresi i Partive Popullore Europiane (PPE) dhe të partisë gjermane, CDU, kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar se fokusin e dy takimeve të tij, në Zagreb dhe Lajpcig të Gjermanisë.

Basha bën me dije se fokusi i takimeve të tij ishte mbështetja totale e Shqipërisë për futjen në Europë, ndonëse theksoi se futja në BE nuk është një proces i lehtë.

“Fokusi i të dy takimeve ka qenë tek mbështetja totale e Shqipërisë në Europë, çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në BE. Shpreh mirënjohje për këtë qëllim të palëkundur.

Si çdo proces, edhe si futja në një stadium, futja në BE nuk është një proces i lehtë. Kalon përmes përmbushjes së kritereve. Theksi i drejtuesve të BE edhe gjatë takimeve që kam pasur ka qenë përmbushja e kushteve. Për shqiptarët kjo nuk është diçka e re. Shqipërisë do ti hapen negociatat pas plotësimit të 9 kushteve.

Kushtet që duhen plotësuar janë të qarta. Nuk lënë vend as për keqkuptime, ekuivokë, propagandë. Megjithëse kjo e fundit vazhdon ditë për ditë. Këtë radhë nuk e fshehim dot të vërtetën”, tha Basha.