AKTUALITET, 2 Maj 2019, 15:30

Nuk gjen qetësi Donika Prela,do t’i nënshtrohet sërish Vetingut (Trupa gjykuese)

Nuk gjen qetësi Donika Prela,do t’i nënshtrohet sërish


Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e KPK-së që konfirmoi në detyrë kryeprokuroren e Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Trupa gjykuese që do të bëjë rivlerësimin e Prelës në KPA përbëhet nga: Natasha Mulaj, Ardian Hajdari, Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol Çomo.

Njoftimi në KPA:

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 21/2019, datë 24.04.2019, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit, znj. Donika Prela.

Sot, në datën 02.05.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Sokol Çomo