AKTUALITET, 2 Maj 2019, 15:09

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”, dënohet Gega e Telushi. Gjobë për Tiranën e Skënderbeun

Komisioni i Disiplinës me “dorë të hekurt”,


Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet e marra në mbledhjen e sotme. Sipas njoftimit bëhet me dije se janë dënuar përkatësisht me 2 dhe me 4 ndeshje pezullim, trajneri i Partizanit, Skënder Gega dhe lojtari Bruno Telushi. Dënimi i tyre ka ardhur pas protestave që ata bënë në ndeshjen e kalaur ndaj zyrtartit të ndeshjes.

Po ashtu një dënim ka marrë dhe Tirana, e cila është dënuar me gjobë për sjellje të gabuar të tifozerës, po ashtu edhe Skënderbeu.  “KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë”, shkruhet më tej në njoftim.