AKTUALITET, 2 Maj 2019, 15:02

LAJMI I FUNDIT/ Sherr me familjarët e gruas, vret veten 30-vjeçari në Klos (Emri)

LAJMI I FUNDIT/ Sherr me familjarët e gruas, vret veten 30-vjeçari


Një 30-vjeçar vrau veten këtë të enjte në fshatin Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit.

Burimet paraprake bëjne të ditur se një 30-vjeçar, i identifikuar si Ari Hoxha, ka shkuar pranë njerëzve të bashkëshortes pas një konflikti, me vete mbante një armë automatik.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se është njoftuar policia dhe në momentin që ka mbërritur aty, ka gjetur rreth 300 metra larg banesës trupin e pajetë të 3- vjeçarit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.