TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bullgaria është shprehur e shqetësuar në lidhje me të ardhmen e Ballkanit në BE, duke paralajmëruar për një rritje të interesave të palëve të treta në rajon.
Duke qenë se prej datës 1 janar Bullgaria ka marrë presidencën e radhës në Bashkimin Evropian, në një konferencë për shtyp janë prezantuar prioritetet e presidencës 6 mujore.
Në fjalën e tij, Dimmer Tzantçev ambasadori bullgar në BE, e sheh një rrezik të mundshëm entuziazmin e Ballkanit Perëndimor, pasi sipas tyre nëse unioni do të hezitojë të lëvizë përpara me pranimin e tyre, ata do të kërkojnë një alternativë të re.
Ndër të tjera ai flet për orekset ruse në Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni, interesat kineze në Maqedoni dhe Serbi, interesat turke në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë, si dhe interesat saudite dhe Wahhabi.
“Patjetër që Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. Shpresat për një të ardhme në BE për fat të keq janë kufizuar vitet e fundit dhe ekziston rreziku që një boshllëk të lihet nga unioni. Natyrisht, ata mund të shohin ide të tjera që nuk janë evropiane, duke treguar më shumë interes në atë rajon “, tha diplomati bullgar.
I pyetur për kohën specifike të pranimit të Ballkanit Perëndimor, Tzantçev tha se kjo do të varet nga vendet e BE-së, por dhe nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.