LIFESTYLE, 7 Shtator 2019, 13:48

Një tjetër anëtar largohet nga juria e Dance With Me


Vetëm pak ditë kanë mbetur nga nisja e spektaklit të kërcimit “Dance With Me”, mirëpo është njoftuar për një tjetër largim në juri.

Pas Robert Aliajt, vendin e të cilit do ta zërë Gentian Zenelaj, një tjetër anëtar ka lënë jurinë.

Balerini Kledi Kadiu nuk do të jetë më këtë sezon pjesë e jurisë së “Dance With Me”.

Sipas “Revistës Class”, vendin e tij do ta zërë koreografja Enada Hoxha.

Ajo e ka pritur mirë ftesën për të marrë pjesë në juri.

“Është gjithmonë kënaqësi të rikthehesh në ekran, brenda një formati ku lëvrohet kërcimi dhe muzika, që janë pasionet e mia të mëdha dhe që i njoh shumë mirë. Ftesa për të qenë në juri ishte një surprizë e bukur,”- është shprehur Enada.

Tashmë, juria e “Dance With Me” do të përbëhet nga Valbona Selimllari, Enada Hoxha dhe Gentian Zenelaj.