TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reperi Stresi ka ndërmarrë një vendim drastik sa i përket jetës së tij në Shqipëri.
Pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Keisi, Stresi ka vendosur që të shpërngulet në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
“Ja dhe një ditë e ikur, histori, aventura të jetuara! Kjo është Jeta, por prapëseprapë vjen një moment në jetën e gjithsecilit që kërkon ndryshim. Ndonjëherë thjesht ikën !
Mund të jetë një vend, person, biznes etj! Shokët e vërtetë mbetën të njëjtë dhe pse mund të kesh vite, muaj e ditë pa i parë ! Ata janë në zemër, në ditë të bukura si dhe ato të vështira!
Prej sot Jam Official Banori Më I Ri I Prishtinës. S’kini Dëgju Gjo Akoma Ca keni me dëgju Në ditët Në Vijim. Falenderim Shpirtëror Për @gjoniblackent Puna e palodhshme ka me fol vet Stay Tuned #bb4life”-shkruan Stresi.
E gjithë vera ka qenë mjaft dinamike për repertin pas ndarjes nga bashkëshortja dhe deklaratat e tij pas lirimit nga burgu në lidhje me bashkëjetesën e tij me të dënuarit e tjerë.