TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gentijana Maloku nga Vushtria është mësuesja që po bën xhiron në rrjet. Ditën më të rëndësishme të jetës, martesën e saj ka vendosur ta organizojë ndryshe.
Në një studio bashkë me nxënësit e saj, mësuese Gentiana nuk e ka lënë përkushtimin dhe dashurinë ndaj tyre. Ajo ka realizuar disa foto bashkë me të vegjlit, teksa shpreh vlerësimin dhe dashamirësinë për ta.
“Me nxënësit e mi, në ditën më të rëndësishme, kurrë nuk kam shkëlqyer në univers, por sot të shkëlqyerit në univers janë nxënësit e mi”– shkruan Gentijana Maloku përkrah fotove të postuara.
Veshur me të bardha, të gjithë nxënësit kanë pozuar përkrah mësuese Gentijanës, e cila tashmë është bërë hit në rrjet.
