LIFESTYLE, 5 Shtator 2019, 10:29

FOTO/ Klaudia Pepa shkëlqen në Festivalin e Venecias, mediat e huaja shkruajnë për balerinën


Balerina e njohur Klaudia Pepa mbrëmjen e djeshme ka qenë e ftuar në Festivalin e Venecias një nga eventet më të mëdha ku në tapetin e kuq parakalojnë aktorë regjisor dhe producent nga e gjitha bota.

Balerina i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj.

Ajo u shfaq me një fustan të zi të ngushtë pas trupit që i tregonte më së miri format e saja trupore.

Balerina e kishte plotësuar veshjen me aksesorë, si varëse, byzylyk e unazë me diamante që e bënin të shkëlqente edhe më shumë.

Detaje të tjera në look-un e Klaudias ishin flokët me onde dhe make up natyral.

Për balerinën shqiptare kanë shkruar edhe mediat e huaja si prestigjiozja "Corriere della sera" apo "Vanity Fair".