AKTUALITET, 4 September 2026, 19:15

A do të jetë kandidat i PD për Tiranën? Alimehmeti: Do të futem në procesin e përzgjedhjes

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Ilir Alimehmeti, foli nëse do të jetë kandidat i PD-së për bashkinë e Tiranës.

Ai theksoi se PD do të diskutojë me aleatët për mënyrën e përzgjedhjes së emrit që do të dalë si kandidat. Demokrati shtoi se do të bëhet pjesë e këtij procesi, dhe pritet të shihet nëse emri i tij do të zgjidhet për të dalë si kandidat.

“PD dhe aleatët e saj, opozita në tërësi, do të ulen dhe do të diskutojnë për modelin se si do t’i qasen garës për pushtetin vendor. Mendoj se kjo duhet të jetë përtej siglave politike, duhet të shkojmë për ndryshim sistemi dhe modeli qeverisjeje.

Do të jetë një proces, ose primare, seleksionim, ose një komision për të vendosur së bashku. Unë në atë lloj procesi do të futem, por se çfarë do të vendoset prej tyre mbetet për t’u parë,” theksoi ai.