LIFESTYLE, 4 Shtator 2019, 14:19

U largua në mënyrë të befasishme nga “Dance With Me”, zbulohet personazhi që do të zëvendësojë Robert Aliajn

U largua në mënyrë të befasishme nga “Dance With


Pak ditë më parë u përhap lajmi, se në nisjen e sezonit të ri të spektaklit “Dance With Me”, nuk do të ishte më pjesë e jurisë një ndër më të spikaturit, Robert Aliaj.

Se cila qe arsyeja e këtij largimi të befasishëm, ende nuk dihet, por një emër që mund ta zëvendësojë atë po qarkullon në median rozë.

Blitz.al mëson se do të jetë Gent Zenelaj personazhi që do të zërë vendin e Robert Aliajt në jurinë e spektaklit, që nis së shpejti.

Në këtë sezon të ri, janë zbuluar dhe pjesëmarrësit e këtij show, të cilët janë nga fusha të ndryshme të artit.