TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Capital T ditën e djeshme përveç konferencës për shtyp të mbajtur për mediat, ka dhënë dhe një intervistë për Arjan Çanin në “Zonë e Lirë”.
I pyetur për detaje rreth jetës private, mbi të cilat reperi është gjithnjë i rezervuar dhe hermetik, Çani ka arritur që ta pyesë në mënyrë të drejtpërdrejtë nëse është single apo në një lidhje.
Me pyetjet pikante siç moderatori di i është drejtuar reperit Capital T: “A je tip që i zhvesh gocat me sy?”.
Sigurisht që kjo pyetje e ka vënë në siklet reperin, i cili me gjysmë zëri ka kthyer përgjigjen “Jo”.
“Meqë ra fjala, çfarë po bëhet, me kë je në këto momente?”, e ka pyetur Arjan Çani reperin.
Menjëherë pas kësaj ka ardhur dhe pyetja nëse në jetën e Capital T është një vajzë që i ka rrëmbyer zemrën, por reperi ka pohuar se është single.